FOTO/ ”Prizren 1878-Tiranë 2026”, protesta e 11-të përballë Kryeministrisë: Rama IK
Në ditën e 11-të, protestuesit ndodhet para Kryeministrisë në protestën kombëtare ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama. Bulevardi është ”pushtuar” nga qindra mijëra qytetarë, që kërkojnë revolucion dhe largimin e kastës së vjetër politike.
“Nga Çamëria në Mollë të Kuqe, jemi shqiptarë”, “Nuk i ke larë hesapet me studentët”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Rama jep dorëheqjen”, “O sot o për 148 vjet”, janë disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.
Ajo çfarë bie në sy në protestën e sotme është edhe një pankartë në të cilën shkruhet, ”Prizren 1878 bën bashkë shqiptarët e 5 vilajeteve, Tiranë 2026 bënë bashkë shqiptarët e 5 kontinenteve”.
Lexoni edhe:
”Berisha n’burg” ndez protestën, qytetarët kundër ndërhyrjes nga të rinjtë e FRPD-së
Qytetari nga Vlora bën thirrjen: Organizatorët të bëhen transparentë për të mbrojtur protestën
E reja në protestë thumbon kryeministrin me pijen e re: ”Ramingo ik”
KOHA JONË SONDAZH





