FOTO/ Punimet në DRSHTRR Durrës, Rama: Transformim rrënjësor estetik dhe funksional, drejt një standardi bashkëkohor
Rikonstruksioni i Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës është drejt përfundimit. Kjo godinë do u vijë ndihmë 139,679 drejtuesve të mjeteve rrugore. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë pasdite foto nga rikonstruksioni i godinës, ku nënvizon se ndryshimi estetik dhe funksionaliteti i godinës ka pësuar një transformim rrënjësor.
“Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale. Vetëm përpara”, shkruan Rama.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës i shërben 139,679 drejtuesve të mjeteve rrugore. Tek godina e re është parashikuar hapësira jashtë për 95 vend-parkime shtesë, ulëse, trotuare e zonë pedonale, rrugë, ndriçim e gjelbërim, në një sipërfaqe rreth 7,500 metër katror.