FOTO/ Qeveria nxjerr ushtrinë në Vlorë, stërvitje për ruajtjen e hapësirës detare
Zoti Koçi iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve, ku shpjegoi rolin e marinës shqiptare në ruajtjen e hapësirës detare dhe zbatimit të ligjshmërisë në det. “Janë pikërisht Forcat Detare, të cilat nën koordinimin e QNOD (Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare) dhe me bashkëpunimin e institucioneve të tjera që kanë interesa në det, ndihmojnë në ndalimin e trafikantëve të cilët shfrytëzojnë detin. Hapësira detare shfrytëzohet shpesh nga grupe kriminale dhe Forca jonë Detare në bashkëpunim me Policinë Kufitare, pra me Ministrinë e Brendshme, por edhe me institucionet e tjera, veprojnë për të ndaluar këto grupe trafikantësh dhe për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë. Nga ana tjetër, skenari i dytë i stërvitjes, synonte pikërisht veprimin e grupeve te bordingut të grupeve tona speciale për të çliruar anije tregtare nga gupet e rrëmbyesve, qofshin këta terroristë apo edhe grabitës. Pra në zbatim të dy skenareve mendoj se stërvitja ja arriti tërësisht qëllimit”- përfundoi Koçi.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandatët e forcave si dhe atashetë e huaj ushtarakë të akredituar në vendin tonë.

