FOTO/ Shkrumbohet banesa në Tiranë, humb jetën 55-vjeçari. Viktima dy vite më parë tentoi të hidhej nga ballkoni

Zjarri i rënë në një banesë sot në kryeqytet i ka marrë jetën një personi. Ngjarja e rëndë ndodhi tek ‘Shkolla e Baletit’ në Tiranë, përballë Urës së Tabakëve, në një pallat në katin e 5-të.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktimë dyshohet se është Ardian Fetiu, 55 vjeç, jetonte i vetëm në një apartament në katin e 5-të, ndërsa dyshohet se ishte me probleme të shëndetit mendor. Burime policore pohuan se viktima ishte gjendur i shkrumbuar në banesë.

VIKTIMA

Swiss Digital Desktop Reklama

VIKTIMA

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, ndërsa bënë të mundur izolimin e flakëve. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Të njëjtat burime theksojnë se 55-vjeçari më 30 nëntor të 2014-ës ka tentuar të hidhet nga ballkoni i katit të 5 të banesës. Por falë ndërhyrjes së policisë dhe forcave të zjarrfikëses u bë e mundur shpëtimi i tij.

NJOFITMI I POLICISE
Rreth orës 20:30, tek rruga “Petro Nini Luarasi”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e pestë të një pallati, ku si pasojë e zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi A. F.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksimi, ku më pas trupi i viktimës është përfshirë nga flakët. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?