FOTO/ Shqiptarja braktisi të shoqin dhe vajzat për t’iu bashkuar ISIS, Italia lëshon urdhër arresti
Tani, pas hetimeve të karabinierëve, ndaj gruas është lëshuar një urdhër arresti i përkohshëm. Ishte vetë bashkëshorti, shqiptar gjithashtu, që denoncoi zhdukjen e gruas dhe djalit të tij, shkruan Rai News. Shqiptarja, që sipas ‘Ansa.it’ është Valbona Berisha, 34 vjeçe, ndiqte vazhdimisht video e materiale propaganduese të shpërndara në internet nga eksponentë të organizatës terroriste të ISIS.
Transferimi i saj në territorin e luftës u bë edhe për shkak se shqiptarja kishte parashikuar të martohej me një maqedonas, i cili gjithashtu luftonte për Kalifatin. Hetuesit ndoqën edhe itinerarin e ndjekur nga shqiptarja për të shkuar në Siri, duke shfrytëzuar edhe mbështetjet në zonën ballkanike.
Sipas karabinierëve, pasi mbërriti në Turqi ajo iu bashkua një familjeje që vinte nga Bosnja. Bashkëshorti i saj në mënyrë të përsëritur kishte kërkuar të kontaktojë me gruan e tij, veçanërisht për t’u bashkuar me të birin./BW


