Kaos tek Ministria e Arsimit/ Studentët shkulin kangjellat dhe thyejnë xhamat. Policia nis shoqërimet me dhunë
Studentët ndryshe nga herët e tjera, protestën përballë Ministrisë së Arsimit po e zhvillojnë me akte dhune. Ata kanë shkulur gardhin metalik rrethues të godinës, si edhe po gjuajnë vazhdimisht me pllaka guri që po i shkulin nga trotuari, ku kanë thyer edhe xhamat e Ministrisë. Po ashtu studentët kanë hedhur ujë me ngjyrë, vezë dhe kanë shkruar fjalë në muret e Ministrisë së Arsimit. “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, kanë qenë disa nga mbishkrimet. Disa prej tyre, me maska në fytyrë, tentuan edhe të futeshin brenda Ministrisë.
Policia e Shtetit është përgjigjur, dhe për të shpërndarë protestën, kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të studentëve, si edhe kanë shoqëruar me dhunë disa prej tyre. Protesta është shoqëruar me tensione dhe thirrje të fuqishme nga studentët dhe protestuesit pjesëmarrës.
Njëri prej studentëve theksoi se nuk ia kanë besën më as kryeministrit, pasi kjo gjë është dëshmuar më 2018. Ai tha se studentët janë në protestë, për t’i thënë kryeministrit Rama që të largohet nga pushteti. ”Kemi ardhur që t’u japim fund sistemit komunist. Nuk ia kemi besën fare Ramës për negociata. Jemi këtu për t’ju thënë kryeministrit Rama largohu, se ne nuk të besojmë më. Ne do vazhdojmë me këto protesta. Një pjesë e mirë e pedagogëve na kanë mbështetur”,-u shpreh studenti.
Me sa duket në lojë, pas protestës në Bulevard, po thirren edhe studentët.
Krahas kërkesave për përmirësimin e infrastrukturës dhe të kushteve të jetesës, protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe të kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje kundër Ministrisë së Arsimit, të cilën protestuesit e kanë cilësuar si “ministria e turpit”.
Sipas organizatorëve, tubimi synon të shprehë pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet. Përmes thirrjeve në rrjetet sociale, ata u kanë bërë apel studentëve nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe qytetarëve, që t’i bashkohen protestës.
Lexoni edhe:
Studentët nuk ndalen, shkulin kangjellat e pllakat dhe thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit
Studentët hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës

View this post on Instagram













