FOTO/ Tjetër aksident i rëndë, makina përplas biçikletën në Vlorë

Një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi një makinë e goditi kur ai po lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi në autostradën Vlorë-Levan, tek mbikalimi i Panajasë.

Nga verifikimi dhe hetimi paraprak i Policisë ka rezultuar se mjeti tip ”Hyndai”, qe drejtohej nga një 23 vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka goditur 70 vjeçarin, i cili udhëtonte me biçikletë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?