FOTO/ U masakrua me thikë nga nipi adoleshent, vdes në spital plaku 80 vjeç

Gjashtë ditë pasi u godit me thikë nga nipi i tij adoleshent, i moshuari Shaban Agaj ka ndërruar jetë. Burime nga Spitali i Traumës në kryeqytet, ku 80-vjeçari ndodhej i shtruar, konfirmojnë se i moshuari ndërroi jetë pasditen e së mërkurës.

Ai ndodhej në Reanimacion që prej së enjtes së shkuar, kur u godit 4 herë me thikë nga nipi i tij 19-vjeçar, Beniamin Kaso. Mesditën e 12 Tetorit, Shaban Agaj, i cili festonte 80 -vjetorin e lindjes, së bashku me bashkëshorten e tij Hajrije Agaj, 77-vjeçe, u goditën nga 4 herë me thikë nga djali i vajzës së tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në apartamentin e të moshuarve tek zona e “Freskut”, pas një konflikti që kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për paratë. Nipi jetonte në Gjermani së bashku me të ëmën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ai kishte disa kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Pas krimit, 19-vjeçari Beniamin Kaso është vënë menjëherë në pranga.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?