FOTO/ Vidhet një gomone, dyshohet se do përdoret për trafik droge
Një gomone dhe banesa në të cilën ishte mjeti ujor janë grabitur gjatë natës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Iljaz, disa kilometra larg Himarës. Persona të pa identifikuar kanë hapur derën e jashtme ku pasi kanë bastisur shtëpinë janë larguar prej saj me mjetin ujor me vete.
Banesa është në pronësi të një mësueseje dhe bashkëshortit të saj.
Konstatimin e vjedhjes së banesës e ka bërë babai i mësueses kur ka shkuar në mëngjes dhe ka gjetur derën hapur. Gomonia e vjedhur ka dy motorë, një 115 dhe një 8.8 ndihmës.
Sipas familjarëve dyshohet që gomonia të mund të përdoret për trafik për këtë arsye apelojnë që të nisin kërkimet sa më parë.



