Fotografia e papublikuar e artistit Françesk Radi

Kjo pamje e fiksuar nga aparati i ekspertit të njohur të fotografisë, Qerim Vrioni tregon artistin Françesk Radi, në shtator të vitit 2009.

Dikur i dënuar në kohën e regjimit komunist, Radi rifilloi karrierën e ndërprerë artistike mbas ardhjes së demokracisë. Ai mbylli sytë përgjithmonë, dje, pas një sëmundje të rëndë.

Mjeshtri i fotografisë Qerim Vrioni e kishte vizituar Francesk Radin, në studion e tij në televizion,bashkë me një mik të përbashkët, muzikantin Selim Ishmaku. Ai i kishte gostitur duke interpretuar 2-3 këngë të Çelentanos, të famshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një takim që më dha shumë kënaqësi”, kujton Vrioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimit, ai bëri edhe fotografinë e mëposhtme, që mund të jetë nga më të mirat, që na mbetet prej Radit. Vrioni e dërgoi për arkivin e gazetës “Illyria”, pas lajmit për shuarjen e artistit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?