Fotoja e Tahirit me të arrestuarin Orest Sota
Ngjarja e ndodhur mesditën e sotme ku biznesmeni Orest Sota, i arrestuari nga policia e Elbasanit doli të kishte dy patenta të Saimir Tahirit dhe 800 mijë euro në makinë risolli sërish çështjen Tahiri në vëmendje.
Në postimin e disa çasteve më parë në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të Saimir Tahirit dhe Orest Sotës.
Sipas Berishës “Sota ishte administratori përftues i tenderave dhe për të pastruar paratë e krimit nuk justifikon dot burimin e parave, duke thënë se ishin për të paguar disa borxhe të babait të tij”.
Orest Lefter Sota 25-vjeç i cili u arrestua sot në Elbasan është pronar i firmës “Eco Construction & Partners” shpk, e cila është themeluar në vitin 2015 në Tiranë. Firma “Eco Construction & Partners” e Orest Sotës ka rikonstruktuar Komisariatin Nr. 6 të Policisë në Tiranë.

