FOTO/LAJM – Brenda shtëpisë së Nexhmije Hoxhës
Për disa është “zonja e zezë” e komunizmit, e për disa të tjerë është legjenda e gjallë antifashiste.
Nexhmije Hoxha është gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili vdiq plot 32 vite më parë, ndërsa zonja jetonte ende në një apartament në zonën e Laprakës në Tiranë.
Ajo shfaqet rrallë në media, e aq më pak në rrjetet sociale, por Preng Çuni, kryetari i Partisë Komuniste 8 Nëntori, e ka vizituar atë në shtëpi ne perkujtim te ditelindjes se diktatorit Enver Hoxha dhe me kete rast ai ka publikuar edhe një foto nga ky takim.
Ndersa e veja e diktatorit ka lindur më 8 shkurt të vitit 1921, pra aktualisht është 96-vjeçe.


