Fotolajm – Na turpëruat! Ky nuk mund të quhet flamuri kuq e zi

Tuneli i Kalimashit është përballja e parë e të gjithë bashkëatdhetarëve që duan të vizitojnë Shqipërinë nga pika e Morinit.

Ky flamur që shihni në foto është i vendosur në hyrje të tunelit të Kalimashit. Në fakt vetëm flamur nuk mund të quhet pasi siç shihet është shndërruar në një copë e cila nuk ka asnjë domethënie, aq më pak patriotike. I ç’ngjyrosur dhe i grisur nga era, ai nuk përfaqëson identitetin kombëtar, përkundrazi, indinjon këdo që e shikon saherë që kalon në rrugën e Kombit.

Ai qëndron aty prej kohësh, që kur u inaugurua edhe tuneli i Kalimashit, dhe askush nuk është kujtuar ta ndryshojë për të vendosur një flamur të ri, si simbol kombëtar, por që në fakt është një tregues i mosvëmendjes së institucioneve.

rrugarruga-2rruga-4rruga-5flamuriii

Swiss Digital Desktop Reklama

/Oranews

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?