FOTOLAJM/ Në Urgjencën e Pediatrisë, s’ka mjaftueshëm mjekë
Aktualitet E Shtunë, 8 Maj 2021 04:35
Virozat mbipopullojnë Urgjencën e Pediatrisë, duke bërë që në fundjavë situata të jetë alarmante. Për të marrë shërbim në urgjencë ditën e djeshme kanë qenë mbi 350 fëmijë, por për një pjesë të madhe të tyre shërbimi është dhënë me mbi 1 orë vonesë, pasi i pranishëm gjatë paradites ka qenë vetëm një mjek roje.

