Franca “heq” veton bullgare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Paris- Shpresë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pohimet e Charles Michel se diçka e mirë do të mbërrijë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, duket kanë pasur një shtysë konkrete.

Mësohet se Franca ka përgatitur një propozim për zgjidhjen e grindjes mes Shkupit dhe Sofjes duke ngjallur shpresa se deri në fund të muajit mund të zhbllokohet procesi i anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimin e Parisit për heqjen e vetos së vendosur nga Bullgaria në negociatat për anëtarësimin, për të cilin flasin të gjithë, deri tani nuk e ka parë askush.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo zyrtarisht thuhet se ai parashikon që kërkesat e palës bullgare të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja të jetë garantuese për realizimin e tyre.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, pohoi se nuk e kanë marrë ende propozimin francez, megjithatë tha se i vlerëson lart përpjekjet e kryesueses së radhës së BE-së dhe të vetë presidentit Macron për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme edhe për Shkupin edhe për Sofjen.

“Për momentin tek ne nuk e kemi propozimin që është harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshi edhe Bullgarinë. Kur të vijë një propozim i tillë ne do ta shqyrtojmë. Ndërkohë sa i përket identitetit dhe gjuhës, ne e kemi pozicionin të qartë se për këtë çështje nuk diskutojmë”, tha Kovaçevski.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përmendi mundësinë e gjetjes së një zgjidhje, duke kujtuar kompromisin që i dha fund ngërçit të hershëm të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Është e rëndësishme të theksojmë se si Greqia dhe Maqedonia e Veriut arritën ta tejkalojnë problemin e tyre dhe ta zgjidhin atë me një marrëveshje të përbashkët. Presim që Bullgaria të bëjë përpjekje dhe të bëj të njëjtën gjë. Jam i sigurt që bisedimet do të ofrojnë shumë ide se si të ecim përpara së bashku”, tha Varhelyi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?