Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Franca në prag të krizës politike pas zgjedhjeve të së dielës

Aktualitet E hënë, 8 Korrik 2024 09:35
Franca në prag të krizës politike pas zgjedhjeve të së dielës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një koalicion i së majtës franceze fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e së dielës, duke mposhtur të djathtën e skajshme në rritje, por dështoi të sigurojë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Rezultati i zgjedhjeve duket se mund ta fusë Francën, një shtyllë e Bashkimit Evropian dhe vendin mikpritës i Lojërave Olimpike, në bllokadë politike.

Paqartësitë politike mund të tronditin tregjet dhe ekonominë franceze, e dyta më e madhja në Bashkimin Evropian dhe të ushtrojnë ndikim në luftën në Ukrainë, diplomacinë globale dhe qëndrueshmërinë ekonomike të Evropës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç d...

Para 8 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 11 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 12 orësh

Me shpalljen e zgjedhjeve të reja me 9 qershor, pasi e djathta e skajshme u rrit në votimet franceze për Parlamentin Evropian, presidenti Emmanuel Macron tha se kthimi te votuesit mund të siguronte “qartësi”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por, një synim i tillë duket se ka dështuar. Sipas rezultateve zyrtare të publikuara mëngjesin e së hënës, të tre blloqet kryesore nuk arritën të sigurojnë 289 vendet e nevojshme për të kontrolluar Asamblenë Kombëtare me 577 deputetë.

Rezultatet treguan se koalicioni i majtë i Frontit të Ri Popullor, i cili u rendit i pari, ka siguruar 182 vende, para aleancës së qendrës të zotit Macron, me 164 vende. Bashkimi Kombëtar i zonjës Marine Le Pen u radhit i treti me 143 vende, një rritje e konsiderueshme nga 89 vende sa fitoi ne zgjedhjet e vitit 2022.

Një përbërje e tillë e parlamentit është një “tokë e pashkelur” për Francën bashkëkohore.

Me Lojërat Olimpike në prag, kryeministri Attal tha se është i gatshëm të qëndrojë në postin e tij “për aq kohë sa kërkon detyra”. Zotit Macron i kanë mbetur edhe tre vjet në mandatin e tij presidencial.

Kryeministri Attal e bëri më të qartë se kurrë mospajtimin e tij me vendimin e presidentit Macron për të shpallur zgjedhjet duke thënë se “unë nuk e zgjodha këtë shpërbërje” të Asamblesë Kombëtare, ku aleanca e presidentit ishte grupi i vetëm më i madh, megjithëse pa një shumicë absolute. Megjithatë, ai ishte në gjendje të qeverisë për dy vjet, duke tërhequr ligjvënës nga kampet e tjera për të luftuar përpjekjet për ta rrëzuar atë.

Përbërja e re e Asamblesë Kombëtare duket se nuk ka një qëndrueshmëri të tillë. Presidenti Macron i cili do të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në takimin e lartë të NATO-s këtë javë, do të largohet nga një vend pa asnjë ide të qartë se cili mund të jetë kryeministri i ardhshëm dhe përballë mundësisë që presidenti mund të detyrohet të ndajë pushtetin me një politikan thellësisht kundër politikave të tij.

Megjithatë, shumë veta u gëzuan. Në sheshin Stalingrad të Parisit, mbështetësit e së majtës brohoritën dhe duartrokitën ndërsa parashikimet që tregonin epërsinë e aleancës së majtë u shfaqën në një ekran gjigant. Thirrjet e gëzimit shpërthyen gjithashtu në sheshin e Republikës në Parisin lindor.

Edhe para se të hidheshin votat, zgjedhjet ndryshuan hartën politike të Francës. Ato nxitën partitë e majta të lënë mënjanë dallimet për t’u bashkuar në aleancën e re të majtë, e cila zotohet të bllokojë shumë nga reformat kryesore të zotit Macron, të nisë një program masivisht të kushtueshëm të shpenzimeve publike dhe të mbajë një linjë shumë më të ashpër kundër Izraelit për shkak të luftës me Hamasin.

Presidenti Macron e përshkroi koalicionin e së majtës si “të skajshëm” dhe paralajmëroi se programi i tij ekonomik prej dhjetëra miliarda eurosh në shpenzime publike, pjesërisht i financuar nga rritja e taksave për më të pasurit, mund të jetë shkatërrues për Francën, tashmë të kritikuar nga mbikëqyrësit e BE-së për borxhin e saj.

Megjithatë, drejtuesit e Frontit të Ri Popullor i bënë thirrje presidentit Macron t’i jap aleancës mundësinë e parë për të formuar një qeveri dhe për të propozuar një kryeministër.

Udhëheqësi kryesor i koalicionit të majtë, Jean-Luc Mélenchon, tha se “është gati të qeverisë”.

Ndërsa Bashkimi Kombëtar fitoi më shumë vende se kurrë, partia kundër imigracionit me lidhje historike me antisemitizmin dhe racizmin, nuk i përmbushi shpresat e saj për të siguruar një shumicë absolute, që do t’i jepte Francës qeverinë e saj të parë të ekstremit të djathtë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pasi partia doli e para në raundin e parë të zgjedhjeve fundjavën e kaluar, rivalët e saj punuan për të shuar shpresat e saj për fitore të plotë të dielën, duke tërhequr në mënyrë strategjike kandidatët nga shumë qarqe. Kjo i la shumë kandidatë të ekstremit të djathtë ballë për ballë kundër vetëm një kundërshtari.

Shumë votues vendosën se mbajtja e së djathtës ekstreme larg nga pushteti ishte më e rëndësishme për ta se çdo gjë tjetër, duke mbështetur kundërshtarët e saj në balotazh, edhe nëse ata nuk ishin nga kampi i tyre politik.

Megjithatë, udhëheqësja e Bashkimit Kombëtar, Marine Le Pen, që pritet të kandidojë për herë të katërt në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, tha se zgjedhjet hodhën themelet për “fitoren e së nesërmes”.

Jordan Bardella, i përkëdheluri 28 vjeçar i zonjës Le Pen, i cili shpresonte të bëhej kryeministër, tha se rezultati i votimit “e hedh Francën në krahët e ekstremit të majtë”.

Në një deklaratë nga zyra e tij, presidenti Macron tha nuk do të nxitohej për të ftuar një kryeministër të mundshëm për të formuar qeverinë. Ai tha se do presë rezultatet dhe Asambleja e re Kombëtare të marr formë, përpara se të sjell “vendimet e nevojshme”, duke respektuar “zgjedhjen sovrane të francezëve”.

Ndryshe nga vendet e tjera në Evropë që janë mësuar më shumë me qeveritë e koalicionit, Franca nuk ka traditë që ligjvënësit nga kampet rivale politike të bashkohen për të formuar një shumicë. Franca është gjithashtu më e centralizuar se shumë vende të tjera evropiane, me shumë më tepër vendime që merren nga Parisi.

Presidenti Macron shpresonte se me fatin e Francës në duart e tyre, votuesit mund të largoheshin nga e djathta dhe e majta ekstreme dhe të riktheheshin tek partitë kryesore më pranë qendrës, ku zoti Macron gëzon më shumë mbështetje që i dha atij presidencën në 2017 dhe përsëri në 2022. Ai shpresoi se kjo do ta forconte presidencën e tij për tre vitet e mbetura në detyrë.

Por, në vend që të dilnin në mbështetje të tij, miliona votues shfrytëzuan vendimin e tij të befasishëm, si një mundësi për të shprehur zemërimin e tyre me inflacionin, krimin, emigracionin dhe shqetësimet e tjera, duke përfshirë stilin e qeverisjes së zotit.

Polarizimi i mprehtë i politikës franceze, veçanërisht në fushatën e zjarrtë dhe të shpejtë, me siguri do të ndërlikojë çdo përpjekje për ndërtimin e koalicionit. Racizmi dhe antisemitizmi njollosën fushatën elektorale, së bashku me fushatat e dezinformimit rus, ndërsa mbi 50 kandidatë raportuan se ishin sulmuar fizikisht – diçka shumë e pazakontë për Francën./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 2 orësh

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 7 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 21 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 11 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.