FRPD, Belind Këlliçi takim me kryeministrin e Austrisë: Kurtz mbështetje për politikat e të rinjve

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi mori pjesë në Kogresin 2 26 të të rinjve të ÖVP (Forumi Rinor i Partise Popullore Austriake), kongres në të cilin u zhvilluan zgjedhjet për pasuesin e Sebastian Kurz, i cili tashmë është Kryeministër i Austrisë.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Këlliçi ka zhvilluar edhe një takim me kryeministri austyriak i cili i ka garantuar kreut të FRPD-së mbështetjn e qeverisë së tij ndaj Shqipërisë, dhe në veçanti të PD-së si pjesë e grupit të Partive Popullore Europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Belind Këlliçit

Swiss Digital Mobile Reklama

Me Kryeministrin e Austrisë, Sebastian Kurz, model frymëzimi për çdo të ri europian.

Së bashku me Besart Xhaferrin, morëm pjesë në Kongresin e 26 të Junge ÖVP (Forumi Rinor i Partisë Popullore Austriake), kongres në të cilin u zhvilluan zgjedhjet për pasuesin e Sebastian Kurz, i cili e drejtoi këtë organizatë rinore që prej vitit 2009.

Pata rastin ta uroj personalisht z. Kurz për fitoren e zgjedhjeve, mandatimin e tij si kryeministër i Austrisë dhe ta falënderoj për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë gjatë mandatit të tij 4 vjeçar si Ministër i Jashtëm.

Kurz shprehu angazhimin e tij për të vijuar mbështetjen ndaj Shqipërisë, tashmë si Kryeministër i Austrisë, si dhe ndaj PD e FRPD, si pjesë e familjes së madhe të PPE dhe YEPP. Ai na garantoi se si shtet anetar i BE, vëmendje të veçantë do të ketë ndaj politikave për të rinjtë, fuqizimit të tyre si dhe krijimit të mundësive për arsimim dhe punësim.

Në pozicionin e kryetarit të Junge ÖVP u zgjodh Stefan Schnöll.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?