FRPD, Këlliçi: Nesër tre protesta para ministrive dhe një para bashkisë së Tiranës
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në Ora e Intervistës në Ora News, tha se gjatë ditës së enjte (8 dhjetor), opozita do të zhvillojë katër protesta.
Këlliçi: Nesër, ne në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, kemi vendosur të organizojmë 4 protesta, tre para ministrive dhe një para bashkisë së Tiranës. Një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, sigurisht për korrupsionin dhe shëndetësinë falas të premtuar.
Skandalet korruptive fatkeqësisht e bëjnë ministrin Beqaj kampion në Ballkan e më gjerë. Do të protestojmë tek Ministria e Arsimit kundër reformës së arsimit të lartë, i cili godet sistemin e meritë-preferencës dhe për tarifat e universiteteve të unifikuara midis privatit dhe shtetërorit.
Do të protestojmë para Ministrisë së Brendshme. Sot Shqipëria është kthyer në një fushë të madhe kanabisi, ku i vetmi i opsion është puna në arat e kanabisit. Do të protestojmë përpara Bashkisë së Tiranës për vdekjen e Arditit. Kemi një censurë totale për këtë çështje. Do të protestojmë për rritjen e urbanit.
Më pas këto tubime do të bashkohen në 1 dhe do të protestojnë përpara Kryeministrit për të gjitha premtimet e pa mbajtura dhe më pas do të marshojmë drejt Qytetit Studenti për të pasur një bashkëbisedime të hapur.

