Fund tragjik, 78-vjeçarja në Kurbin vret veten me ilaçe minjsh
Aktualitet E Enjte, 6 Maj 2021 19:59
Një grua e moshuar i ka dhënë fund jetës duke pirë ilaç minjsh. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kurbin.
Pasditen e djeshme në Fushë-Mamurras, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë, thanë burimet zyrtare nga policia.
Sipas tyre viktima është identifikuar si 78-vjeçarja” me inicialet D. B., e cila është dërguar me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

