Fushata “pa gjurmë”, mediet e huaja për zgjedhjet: Test kyç për Shqipërinë

Festë dhe votime! E diela e 25 qershorit tërhoqi vëmëndjen e shtypit të huaj. Zgjedhjet e përgjithshme konsiderohen një test kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, e qartazi mediet ndërkombëtare një zëri e përcaktuan si votim me sytë nga BE-ja.

Atmosfera politike dhe fushata zgjedhore kryesuan artikuj dhe prekën interesin e të huajve, të cilët një zëri nënvizojnë se mënyra se si do mbyllen këto zgjedhje, përcaktojnw nëse vendi do jetë gati për t’u bërë pjesë e BE-së. Shqipëria voton në zgjedhjet që konsiderohen si thelbësore për integrimin në BE. Kështu pohon “Associated Press” në materialin e publikuar në orët e para të së dielës. “Shqipëria voton me BE-në në mendje” është titulli i “AFP”-së. “Shumë zgjedhës iu drejtuan qendrave të votimit që në orët e para të një dite të nxehtë vere”, thotë media në fjalë.

Përparimi mbi të drejtat pronësore dhe luftimi i korrupsionit ishin ndër kushtet e vendosura nga blloku përpara se Shqipëria të fillojë bisedimet e shumëpritura të pranimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesa e posterave

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse shumë aspekte të kësaj fushate janë prekur nga mediet e huaja, elementi që veçoi këtë fushatë është e veçantë: mungesa e posterave nëpër rrugë. Duket se fotot e kandidatëve, si rrallëherë në këto zgjedhje munguan, duke ja lënë vendit banderolave për “Muajin e Shenjtë të Ramazanit”. Shtypi i huaj se gati-gati e kishe të vështirë ta pranonte se në kryeqytet këtë të dielë u zhvillua një proces zgjedhor: ”nuk gjen shumë gjurmë fushate. Edhe vet tubimet elektorale nuk kanë qenë aq të zhurmshme sa më parë. Nuk pati tone agresive e as ofendime nga ato që lëshoheshin rëndom pa mëshirë mbi kundërshtarët politikë”.

Qetësia nga pakti

“Deutsche Welle” në një shkrim të gjatë para zgjedhjeve, theksin e vuri tek situata, të cilët e paraqiti si të qetë saqë nuk kuptohet se njerëzit do të shkonin të votonin. Në kafenetë e superpopulluara, po kështu nuk dëgjoje më diskutime të përflakura mes mbështetësve të njërit apo tjetrit krah, të llojit që duken të destinuara të përfundojnë në akte dhune. Në sytë e të huajve, e jo vetëm, kjo ka qenë një prej fushatave më të qeta të përjetuara ndonjëherë në këtë vend. Shumica e partive politike janë mbështetur më shumë këtë herë te mediet sesa te mitingjet. Kjo qetësi është pjesërisht një prej pasojave anësore të marrëveshjes së 18 majit, mes Ramës dhe Bashës.

Demokracia larg

Fred Abrahams për “Balkan Insight”, shkruan se shqiptarët sipas tij kanë akoma gjurmët e totalitarizmit dhe këto janë shumë të vështira për t’u shlyer. “Shenjat e totalitarizmit kanë rrënjë të thella, dhe demokracia mbetet një synim i largët”. E megjithatë, “BI” nuk ia vë fajin shqiptarëve: ndërkombëtarët në fakt, nuk kanë ndonjë kërkesë të lartë për këto zgjedhje ashtu siç nuk kanë patur ndonjëherë. “Pavarësisht ecurisë, me siguri vëzhguesit ndërkombëtarë do ta japin miratimin e tyre duke i pranuar rezultatet teksa do të dëgjojnë një mal me ankesa. Të përshtatshme dhe të pranueshme”.

Shqipëria voton me BE-në në mendje

Zgjedhjet u zhvilluan në një sfond të shqetësimit ndërkombëtar rreth paqëndrueshmërisë politike në Ballkan, ku po ashtu do të formësojnë fazën e ardhshme të marrëdhënieve të Tiranës me BE. Përparimi mbi të drejtat pronësore dhe luftimi i korrupsionit ishin ndër kushtet e vendosura nga blloku përpara se Shqipëria të fillojë bisedimet e shumëpritura të pranimit.

Vendi ka qenë anëtar i NATO-s që nga viti 2009 dhe kandidat zyrtar për anëtarësim në BE që nga viti 2014. Shqiptarët votuan të dielën në zgjedhjet e përgjithshme që ndjekin një marrëveshje të rëndësishme midis dy partive më të mëdha politike të vendit për të parë përpjekjet që Shqipëria përfundimisht të bashkohet me Bashkimin Europian.

Një zëri shtypi i huaj theksoi se mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme, është çelësi për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për kombin që tashmë është anëtare e NATO-s. “Pas fitimit të statusit të kandidatit të BE në 2014, vendi ka luftuar për të kaluar reforma të rëndësishme jetike për ofertën e saj ndaj BE-së. Tetëmbëdhjetë parti politike kandidojnë për 140 vende në parlament. Kandidatët kryesorë janë Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama dhe Partia Demokratike e opozitës e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Petrit Vasili”.

Të gjitha partitë kryesore fushuan një agjendë reforme, duke premtuar rritjen më të shpejtë ekonomike.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?