Gazetari Lita: “Çunat” e Dubait mbërritën në Durrës për fushatën e PS!
Në Dubai strehohen kapot më të forta të krimit të organizuar shqiptar.
Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se persona të inkriminuar të shpallur në kërkim në Dubai kanë ardhur në Durrës në ndihmë të fushatës së PS.
Sipas tij, këta persona po bëjnë aktivitet të përditshëm elektoral në Durrës pasi sondazhet e nxjerrin kandidatin e PS vetëm 3 mijë vota në avantazh nga kandidati i opozitës.
“Çunat nga Dubai kanë ardhur dje në Durrës sepse sondazhet e jepnin shumë keq PS, me vetëm 3 mijë vota përpara. Kanë ardhur në Durrës çunat, po bëjnë aktivitet të përditshëm elektoral. Ata që janë në Dubai, në kërkim, janë kthyer dje dhe veprojnë në terren. Po them i bindur në burimet e mia 100 për qind, çunat e Dubait janë aktivë në Durrës. Kanë ardhur dje, kanë hyrë në punë se PS është vetëm 3 mijë vota para kandidatit të opozitës”, tha gazetari.
Kjo që gazetari Lita dëshmoi është një alarm i madh për shtetin dhe sidomos për SPAK-un.
Kjo tregon se edhe këto zgjedhje do të “paketohen” nga çunat e Dubait!