Gazetari: Policia mblidhej çdo muaj për të ndarë parcelat e drogës
Gazetari Basir Çollaku, i cili ka intervistuar edhe ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani, kur ai denonconte me emra kushërinjt e Tahirit të përfshirë në trafikimin e drogës drejt Italisë, si edhe të vetë ish-ministrit Tahiri, ishte i ftuar në studion e emisionit Top Story.
Gjatë fjalës së tij, Çollaku ka bërë një tjetër deklaratë dhe denoncim të fortë në lidhje me përfshirjen e Policisë së Shtetit në trafikun e drogës.
Sipas tij Policia mblidhej çdo muaj për të ndarë parcelat që vinin nga aktiviteti kriminal me drejtues kushërinjtë Habilaj, të ish-ministrit Saimir Tahiri.
“Krerët ePpolicisë dhe të organizatave kriminale bëjnë takim mujor për të ndarë parcelat e skafet”.
“Ku janë drejtuesit e policisë së Fierit dhe Vlorës? Mosveprimet e tyre kanë bërë që të vijnë italianët e të na thonë që këtu ka ndodhur diçka”, u shpreh Çollaku, ndërsa u shpreh se nga investigimet e tij, Tahiri del i përfshirë.

