Gazetari Sokolaj: Ja fenomeni i ri që ka lindur në Shkodër

Gazetari i kronikes Trashgim Sokolaj thotë se në Shkodër ka lindur një fenomen i ri. Në studion e “360 gradë” ai tha se shumica e banorëve jetojnë me fajde.

Sokolaj: Grupet kriminale atje, përfshirë edhe këto që janë të implikuar në ngjarjet e fundit, kishin arritur në atë nivel, që kur ndodhte një përplasje në momentin kur shkonte policia për të mbledhur provat, merrnin në telefon shefat e policisë dhe i thoshin na i hiqni këta policë këtu se do ti merrni kufoma. Vitet e fundit në Shkodër po ndodhin vepra penale që nuk kanë ndodhur më parë. Një pjesë e popullsisë së Shkodrës jeton me fajde. Nuk i paguan dot në kohë dhe pastaj ose i merret prona ose vriten. Pse është ky bilanc i rëndë? Drejtuesit e policisë, përfshirë edhe drejtuesit aktualë të ministrisë së Brendshme janë të interesuar për makiazh dhe nuk janë të interesuar për të goditur bandat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?