Gazetarja e Ora News nga Italia, Kepi: Lajmi i arrestimit të Habilajve u fsheh 48 orë

Gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi gjatë një lidhje të drejtpërdrejt në studion e “360 Gradë”, thotë se operacioni i arrestimit të Habilajve dhe grupit të tyre është zhvilluar më 14 tetor dhe lajmi është bërë i ditur vetëm me 16 tetor, pra dy ditë më vonë pasi ka shpërndarë komunikatën Guardia di Finanza.

Sipas saj, policia shqiptare e ka fshehur lajmin për dy ditë pasi ajo informohet në rastet e arrestimeve të shqiptarëve.

Kepi: Kjo deklaratë thotë se operacioni është kryer jo me datë 16 tetor por me 14 tetor, unë mendoj se që prej datës 14 tetor kur është ekzekutuar arrestimi i Moisi Habilajt, unë mendoj se policia shqiptare ka qenë e informuar por për dy ditë ka qëndruar e heshtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zheji: Ju mendoni se është mbajtur 48 orë e fshehur?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kepi: Po! E kam të konfirmuar. Unë mendoj se që në momentin kur ka shqiptarë të arrestuar të një kalibri të tillë, policia shqiptare është e informuar. Ky lajm është  përcjellë më 16 tetor, dhe unë kam përcjellë deklaratën e Guardia di Finanza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?