Gazetarja lëshon ‘bombën’: Policia e implikuar në vrasjet e Lushnjes, fshehu provat në vendngjarje

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala e ftuar në “Abc News” ka deklaruar se policia është e implikuar në atentatin e ndodhur në Lushnjë, i cili u mori jetën dy personave.

“Unë mendoj se ka dhe një dorë të tretë. Xhulio Shkurti është i afërmi i Afrim dhe Genci Hoxhës dhe ka djalë dajë Jurgen Hoxhën, i cili u vra të mërkurën. Ajo çfarë shikoj është mosfunksionim i sistemit. Laert Haxhiu i cili është shpallur në kërkim është lënë i lirë nga Gjykata.

Një njeri i tillë si ka mundësi që lëviz i lirë? Ky grup kriminal ka disa lidhje me Policinë e Shtetit. Mendoj se janë shkatërruar një sërë provash që më pas i është dhënë liri. Janë shkatërruar prova nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aldo Bare është nën masa të larta sigurie. Janë shtuar masat e sigurisë në burgun e Peqinit për Aldo Baren. Për mendimin tim ka qenë një vrasje e paramenduar për ti vrarë në grup”, -tha Klodiana Lala.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?