Genc Burimi: Ditmir Bushati më lart se 90% e listës së PS-së, emrat e rinj marioneta që Rama i shkel me këmbë

Në një intervistë për Ora News, gazetari Genc Burimi u shpreh se debati mediat i Ramës dhe ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit është një poshtërim i panevojshëm i këtij të fundit.

Për Burimin, Rama nuk ka asnjë dëm nga këto lista dhe i ka hartuar sikurse ka dashur vetë si një qasje autokratike.

Burimi: Debati mediat i Ramës dhe ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit është një poshtërim i panevojshëm. Rama nuk ka nevojë që të bëjë deklarata të tilla të thotë se nuk ka punuar tokë. Për mua Bushati intelektualist qëndron më lart se 90% e atyre që ka Rama në lista. Këto larje hesapesh mund të bëheshin ndryshe, jo në televizion, sikurse në kohës e komunizmit. Sot Rama nuk sjell asnjë ndryshim, nuk ka një program të ri dhe një bilanc optimal. Përballë ka një opozitë që nuk është e besueshme. Rama me këto lista nuk ka asnjë dëm. Mund të vërë në lista kë të dojë. Liderat autokratikë bëjnë çfarë të duan.

Gjithçka vendoset nga Rama sepse ka një përbuzje ndaj shqiptarëve dhe opozitës. Prandaj e përjashton Bushatin se ai është intelektual dhe ka respekt te homologet e tij perëndimor. Prandaj ai ka për të marrë një votë dënimi, edhe pse këtu do të përfitojë një parti që nuk e meriton. Në Shqipëri kanë 3 parti që alternohen në pushtet. Për shqiptarët do të ishte me interes që të ishte e pranueshme dhe prezentë më shumë në Shqipëri. Është tmerr që në Shqipëri të mos kesh mundësi që të zgjedhësh një parti të re.

Burimi shtoi se emrat e rinj që po serviren nuk kanë asnjë peshë, janë marioneta që Rama i shkel me këmbë.

Burimi: Këto emrat e rinj që po na serviren nuk kanë asnjë peshë, janë marioneta që Rama i shkel me këmbë. Ne me farsa e kemi ndërtuar sistemin politik në Shqipëri. Prandaj duhet të ndërtohet dhe krijohet një gjeneratë e re, sepse nuk mund të vazhdohet kështu. Nga kjo vuhet në vend, këtu njëshi edhe kur gabon e humb, nuk ikën nga pushteti. Nuk ka mundësi që t’i luash nga vendi. Ne nuk i heqim dot qafe këta! Rama kërkon që tu servirë njerëzve një produkt të ri, sepse nuk ka një bilanc. Këtë e bën pa u prishur shumë me figurat e vjetra. Këta janë njerëz fare të bleshëm, sepse i ka blerë edhe Nano.

SHKARKO APP