Genc Burimi: Nëse do kishte fituar PD, në vend të Berishës do ishte Rama “non grata” në SHBA

Analisti Genc Burimi ka analizuar vendimin e SHBA për t’i ndaluar hyrjen në vend ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

I ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24, Burimi thotë se kjo është qartazi një lëvizje politike dhe Shqipëria në këtë rast fiton hapjen e negociatave pasi ky vendim nga SHBA është marrë për t’i lehtësuar rrugën Edi Ramës.

Ai thotë se Berisha në rast të kundërt, do i pengonte negociatat pasi nuk do ia lejonte kurrë Bashës të njihte zgjedhjet e 25 prillit apo të hynte në koalicion bashkëqeverisës me Ramën.

Burimi ndër të tjera thotë se nëse PD do të fitonte zgjedhjet, askush s’mund të imagjinojë se Berisha do shpallej “non grata”, por nëse PS-ja do humbiste, atëherë Edi Rama mund të kishte marrë të njëjtin vendim nga SHBA si Berisha.

“Nëse PD-LSI do fitonte, kush mund ta imagjinonte që Berisha do shpallej non-grata. Është lëvizje politike për t’i lehtësuar Ramës një hapje më të shpejtë të negociatave me BE. Berisha i pengonte se nuk do e lejonte kurrë Bashën as të njihte zgjedhjet dhe as të hynte në koalicion me Ramën në bashkëqeverisje. Amerikanët nuk kanë synim kryesor demokracinë. Mjerë i humburi. Humbi PD, s’kanë më vlerë. Po të kishte humbur PS, mbase do ishte Rama. Shqiptarët këtë fitojnë, negociatat. Por nga ana e avancimit demokratik ky është hap mbrapa”, u shpreh analisti Genc Burimi.

SHKARKO APP