Gentian Çala 25 viteve punë si mjek, tani kandidat i LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit

Mjeku Gentian Çala i cili ka një përvojë 25-vjeçare në shërbim të qytetarëve si mjek, tani kërkon mbështetjen e qytetarëve të qarkut të Korçës, pasi është pjesë e listës së LSI-së si kandidat për deputet për zgjedhjet e 25 prillit. ”Unë jam përpjekur gjatë gjithë këtyre viteve ti shërbej qytetarëve, vendit dhe zhvillimit të tij me mundësitë e mia, përkushtimin dhe profesionalizmin tim. Ndaj sot jam më i vendosur se kurrë, se ju duhet të zgjidhni ekipet dhe programet më të mira, të cilat çojnë drejt ndryshimit që presin të gjithë”,-shkruan Çala në facebook.

Postimi i plotë

Të nderuar bashkëqytetarë!

Pas 25 viteve punë si mjek, fillimisht në Mokër, më pas në Prishtinë dhe së fundi në spitalin e qytetit tim, Pogradecit, më është besuar nga LSI-ja kandidimi për deputet në Qarkun e Korçës. Politikën e kam parë si profesionin e dytë, përmes të cilit mund ti shërojmë shumë prej plagëve që ka shoqëria dhe vendi ynë.

Unë jam përpjekur gjatë gjithë këtyre viteve ti shërbej qytetarëve, vendit dhe zhvillimit të tij me mundësitë e mia, përkushtimin dhe profesionalizmin tim.

Ndaj sot jam më i vendosur se kurrë, se ju duhet të zgjidhni ekipet dhe programet më të mira, të cilat çojnë drejt ndryshimit që presin të gjithë. Ju ftoj të më mbështesni në këtë rrugëtim për ta shndërruar Shqipërinë nga “vendi qē nuk bëhet” në “Shqipërinë shtëpia juaj”.

Me respekt dhe besim te ju,

Gentian Çala

SHKARKO APP