George Michael/Si e shkatërrroi droga dhe seksi karrierën e një gjeniu
Një ndër këngëtarët më të famshëm të dekadave të fundit, George Michael ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire.
Lajmi është bërë publik nga publicisti i tij.
“Me pikëllim të madh kinfirmoj se, vëllai, miku George, vdiq paqësisht në shtëpinë e tij gjatë Krishtlindjeve”.
Legjenda George Michael, i cili e nisi karrierën ë tij në vitet 1980, ka arritur të shesë më shumë se 100 milionë albume.
I lindur nga një baba me origjinë greke dhe një mama angleze, ai arriti të kthehej në një superstar, jeta e të cilit ishte e trazuar.
Në një moment reflektimi, Michael pati thënë se ka kaluar 20 vitet e fundit duke u përpjekur të shkatërrojë një karrierë fantastike përmes skandaleve poshtëruese me drogë dhe seks.
Thellësisht i talentuar, shumë inteligjent dhe tip sharmant, ai e zhyti jetën e tij në kaos.
Njeriu që i dha botës hite si “Last Christmas”, vdiq në ditën e Krishtlindjes.
Njëherë e një kohë ai deklaronte se tymoste deri në 25 cigare me hashash në ditë.
Michael pati probleme edhe me depresionin.
Homoseksuali i deklaruar kaloi në krizë pasi i dashuri i tij, Anselmo Feleppa ndërroi jetë pas një sëmundje të lidhur me HIV-in.
Depresioni vazhdoi pasi mamaja e tij ndërroi jetë nga kanceri.
Në vitin 2008 u kap duke tymos kokainë-krak në një tualet publik.
Një nga zakonet e tij ishte seksi me të panjohur, një aktivitet që thotë se e kishte nisur që në adoleshencë.
Njëherë ai i tha mikut të tij, Piers Morgan se kishte pasur mbi 500 partnerë seksualë në shtatë vite.
Vetëm në fillim të këtij viti ai ishte zotuar se do i jepte fund këtij stili jetese.
Ishte tepër vonë.
Zemra e tij pushoi në ditën e Krishtlindjes, duke lënë të pikëlluar miliona fansa.