”George Soros do shpallet ”non-grata” në Shqipëri”, premtimi i Sali Berishës

Ditën që Partia Demokratike do të vijë në pushtet, do të shpallë George Soros si person ”non-grata”, tha Sali Berisha para demokratëve të Korçës. Gjatë një takimi në kuadër të fushatës për zgjedhjet në PD, Berisha tha se ai është një armik i Kosovës, i Shqipërisë dhe i gjithë demokracisë.

”Nga aktet e para të PD në pushtet do të jetë George Soros ”non-grata”. George Soros me rivendosjen e monizmit në Shoqërinë Civile në Shqipëri, me vendosjen e drejtësisë në kontrollin e qeverisë, me implikimin direkt në shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, është një armik i vërtetë i demokracisë shqiptare.

Kam kërkuar nga PE dhe Kongresi i SHBA, të ndalojnë çdo veprimtari politike të tij jashtë SHBA. Dhe kjo për Shqipërinë, ai nuk do të ketë vend më dhe veprimtaria e tij nuk do të ushtrohet në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?