Giusy Ferreri elektrizon Tiranën, mijëra fansa në koncertin e saj (FOTO)

Fansat e shumtë shqiptarë të Giusy Ferreri janë mbledhur në sheshin ‘’Nënë Tereza’’ dhe po shijojnë performancën e mrekulleshme të këngëtares italiane.

Këngëtarja e hiteve “Novembre’, ‘Bangkok’, ‘Ma il cielo è sempre più blu’ vjen në një mbrëmje të paharrueshme për publikun kryeqytetas në koncertin festiv Nata e Bardhë, tashmë traditë më 29 Nëntor.

Këngëtarja e njohur italiane është pritur në shesh me shumë entuziasëm nga fansat shqiptarë, të cilët kanë sfiduar të ftohtin për të parë perfomancat e saj të mrekullueshme.

xhusi-ferreri2 xhusi-ferreri

Emri i vërtetë i këngëtares është Giuseppa Ferreri dhe të gjithë e njohin si Giusi. Ka lindur në 18 prill të vitit 1979 në Palermo. Giusy Ferreri ka filluar të këndojë qysh në moshë të vogël duke ndjekur pasionin e saj, të kënduarin dhe ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë.

Origjina e saj është nga Sicilia edhe pse ngaherë ka jetuar në periferi të Milanos. Pasioni i saj për botën e muzikës e shtyu që në moshën 14-vjeçare të studiojë kanto dhe piano. Ka qënë pjestare e bandave të ndryshme muzikore me të cilat ka eksperimentuar lloje të ndryshme të muzikës.

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/1262694190460507/

SHKARKO APP