Gjenden të braktisur në përrua 74 kg kanabis
Një sasi prej 74 kg kanabis sativa është gjetur e braktisur në një përrua nga policia kufitare në Konispol pasditen e sotme (22 nëntor).
Policia e Vlorës bëri me dije se droga ishte e ndarë në 64 pako dhe e mbështjellë me qese plastike të tejdukshme.
“Lënda narkotike është gjetur e braktisur pranë vendit të quajtur “Përroi i Qesarejzes” në Konispol, fshehur në tre çanta të zeza sportive, të ndara në 64 pako dhe mbështjellë me qese plastike të tejdukshme, me peshë totale prej 74 kg e 600 gr të llojit Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia lokale.
Po punohet për kapjen e autorit.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


/Ora News/

