Gjendet i pajetë një burrë në Lushnjës. Çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Savër, ku një banor është gjetur i pajetë në rrugë.

Viktima është identifikuar si S.M, rreth 55 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i humbjes së jetës mund të ketë qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike.

Kanë qenë banorët e zonës ata që konstatuan trupin e pajetë dhe njoftuan menjëherë policinë. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore, të cilat nisën veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas burimeve policore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka përforcon dyshimet paraprake mbi një vdekje natyrale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?