Gjendet i vdekur në pyllin e fshatit Kalenjë teknologu i rafinerisë së naftës
Një 57-vjeçar i shpallur i zhdukur 2 jave më parë nga policia, është gjendur i vdekur në pyll. Të njëjtat burime shtojnë se në Mallakastër, në pyllin e fshatit Kalenjë, është gjetur i pajetë trupi i Shefo Duraj, me profesion teknolog në uzinën e naftës në Ballsh.
Kanë qënë familjarët e tij të cilët kishin bërë denoncim, pasi Duraj kishte humbur kontaktet në datën 20 nëntor.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se vdekja dyshohet të jetë aksidentale, por pa dhënë detaje të tjera.
Ekspertët e mjekësisë ligjore pritet të përgatisin një raport përfundimtar mbi shkaqet e vdekjes së 57-vjeçarit. Trupi i pajetë u gjet nga një bari i zonës, i cili njoftoi policinë.

