Gjendet trupi i pajetë i Xhevair Ndojit, viktima e parë e përmbytjeve

Gjendet trupi i pajetë i Xhevair Ndojit, rreth 40 km larg HEC-it të Ulzës, pasi u rrëmbye nga rrjedha e lumit të Matit.

Trupi i pajetë i Ndojit u gjet rastësisht nga një banor i zonës.

Ndërkaq, Familjarët e Ndojit kanë identifikuar trupin e viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lumi nxjerr trupin e pajetë të Xhevahir Ndojt, njëri prej tre viktimave që humbën jetën nga përmbytjet e 8 nëntorit. 40 vjeçari humbi jetën një ditë para fejesës së vajzës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një kalimtar i rastit pikasi trupin 40 km larg Hec të Ulzës dhe njoftoi policinë. Ndërkohë familja ka hapur dyert e mortit.

Ai ka qenë në makinë së bashku me dhëndrin të cilin do ta dërgonte të punonte në HEC kur ujrat e përrotit në fshatin Plan i Bardhë e kanë marrë para.

Emergjencat civile njoftojnë këtë situatë për qarkun e Dibrës sot, 10 nentor

Në Njësinë Administrative Selishtë, rruga Selishtë-Bufull është e bllokuar nga rrëshqitjet masiveve të dherave dhe po punohet nga firma kontraktore për hapjen e saj.

Në fshatin Podgorc, Njësia Administrative Maqellarë vijon puna për riparimin e argjinaturës mbrojtëse të lumit Drini i Zi.

Në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, përroi ka dalë nga shtrati dhe ka rrezikuar të shembë një shtëpi, një urë automjetesh dhe tubacionin e ujësjellësit.

Në bashkinë e Matit në fshatin Stojan, Njësia Administrative Ulëz, ka dëmtime të 2 urave prej druri që lidhin 2 fshatra, si dhe është dëmtuar rruga rurale e fshatit Bushkash.

Në fshatin Fushë – Baz problem është ura mbi liqen e cila është dëmtuar në njërën anë dhe rrezikon të shembet.

Në Njësinë Administrative Derjan është dëmtuar rruga që lidh qendrën e njësisë me fshatin Gjoçaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?