Gjiknuri: Kemi kontrata për 300 mln euro investime. Rrezik ulja e prodhimit të energjisë
Ministri i Transporteve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i është përgjigjur të gjithë kritikëve që thonë se TAP dhe Devolli janë të vetmet investime private. Në Komisionin e Ekonomisë, ai tha se janë të lidhura disa kontrata me gati 300 mln euro investime. Ai përmendi Hec- in e Kalivaçit dhe të Poçemit si dy projekte me investim 200 mld dollarë.
Gjiknuri: Investimet private do të vazhdojnë. Ka një shqetësim të vazhdueshëm se çfarë do të ndodhë me ciklin e investimeve në momentin kyur TAP-i dhe Devolli të mbarojnë, po ju them që sot që flasim në kemi kontrata të lidhura të reja për gati 300 mln euro të tjera investime. Këtu përfshihet HEC-i i Kalivaçit, i Poçemit që të dyja bashkë kanë një stok prej 200 mln dollarë investime dhe janë mbi 100 mln dollarë investime ku është HEC-i i Shalës dhe disa HEC-e të tjera që kanë kontraktuar kohet e fundit, të cilët do të shërbejnë si një balancë e mirë për të mos u ulur nga ai ritëm.
Ministri tha gjithashtu se ky është ka qenë një vit i thatë, duke rrezikuar prodhimin e energjisë elektrike në vend. Kjo tha ai e bën vendin tonë më të ekspozuar ndaj importeve.
Gjiknuri: E vetmja rrezik që kemi dhe që normalisht jemi duke i kushtuar vëmendje është ulja e prodhimit të energjisë elektrike brenda vendit, vazhdimi i thatësirës gjë që ne nuk e përcaktojmë, është i vetmi kërcënim që unë dua ta ndaj. Kjo bën që Shqipëria të jetë e ekspozuar ndaj importeve.

