Gjiknuri: Masa për rritjen e sigurisë rrugore

Në kuadër të aksionit për pastrimin e akseve rrugore, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit kryesorë të operatorëve të tregtimit të karburanteve.

 Ministri Damian Gjiknuri u bëri të ditur operatorëve masat që po ndërmerr qeveria në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore në vend.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se një problem që duhet zgjidhur sa më shpejt është heqja e tabelave shumë të mëdha ku reklamohen markat dhe listohen çmimet e karburanteve. Ai shtoi se këto tabela konfuzojnë shoferët e makinave dhe bëhen burim aksidentesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u dakordësua me operatorët për krijimin e një grupi të përbashkët pune që do të përcaktojë një standard të ri të reklamimit të karburanteve dhe ndriçimit gjatë natës, në përputhje me Kodin Rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?