Gjimnazi “Tinka Kurti” në gjendje të mjerueshme (FOTO)

Në zonën e Lekbibajve në Kukës, ndodhet gjimnazi “Tinka Kurti”. Kjo shkollë, e cila ka edukuar shumë breza, sot është jashtë vëmendjes së institucioneve përgjegjëse. Me probleme të  theksuara konstruksioni, pa instalime elektrike, e cila ka sjellë pasoja në zhvillimin normal të mësimdhënies në këtë shkollë. Pasi nga mungesa e energjisë elektrike, nuk punon interneti, i gjithë rrjeti kompjuterik mbetet pa asnjë funksion. Ka mangësi në bazën  materiale, probleme konstruksioni, dyer të dëmtuara, ambiente me lagështirë dhe pjesë muri që kanë rënë në tokë. Gjithashtu mungon edhe terreni sportiv.

Këtë situatë na bën me dije mësuesi i kësaj shkollë, Gëzim Meshi , i cili shton dhe mungesën e laboratorëve të fizikës dhe kimisë, mungesë kualifikimi nga stafi i brendshëm dhe kualifikim nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë që në lidhje me problemin e instalimeve elektrike që mungon në shkolla, Gëzimi na bën me dije se, energji ka vetëm te drejtoria dhe klasa e kompjuterëve. Por nuk ka asnjë kompjuter për të ndihmuar mësimdhënien. Kësaj shkolle i mungojnë edhe mjetet mësimore-didaktikë, të cilat duhet të mundësohen nga drejtori i arsimit, Petrit Zënelaj.

Lidhur me këtë situatë që po kalon shkolla, Administratori i zonës Lekbibaj, Gjovalin Gjeloshaj thotë: “Është bërë një projekt që përfshin konstruksionin e plotë të shkollës dhe është dërguar te Ministria e Arsimit. Por ky problem është komunikuar në këtë ministri para 1 viti . Vonesat për të marrë fondet, lidhen me programin kohor që punon Ministria e Arsimit për investimet. Në janar të këtij viti presim të na vijë një përgjigje”. Kështu sqaron Administratori situatën në të cilën po kalon shkolla “Tinka Kurti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë fotot flasin vetë për gjendjen e kësaj shkolle…

Swiss Digital Mobile Reklama

ndodhet gjimnazi “Tinka Kurti”. Kjo shkollë, e cila ka edukuar shumë breza, sot është jashtë vëmendjes së institucioneve përgjegjëse. Me probleme të theksuara konstruksioni, pa instalime elektrike, e cila ka sjellë pasoja në zhvillimin normal të mësimdhënies në këtë shkollë. Pasi nga mungesa e energjisë elektrike, nuk punon interneti, i gjithë rrjeti kompjuterik mbetet pa asnjë funksion. Ka mangësi në bazën materiale, probleme konstruksioni, dyer të dëmtuara, ambiente me lagështirë dhe pjesë muri që kanë rënë në tokë. Gjithashtu mungon edhe terreni sportiv.

Këtë situatë na bën me dije mësuesi i kësaj shkollë, Gëzim Meshi , i cili shton dhe mungesën e laboratorëve të fizikës dhe kimisë, mungesë kualifikimi nga stafi i brendshëm dhe kualifikim nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë që në lidhje me problemin e instalimeve elektrike që mungon në shkolla, Gëzimi na bën me dije se, energji ka vetëm te drejtoria dhe klasa e kompjuterëve. Por nuk ka asnjë kompjuter për të ndihmuar mësimdhënien. Kësaj shkolle i mungojnë edhe mjetet mësimore-didaktikë, të cilat duhet të mundësohen nga drejtori i arsimit, Petrit Zënelaj.

Lidhur me këtë situatë që po kalon shkolla, Administratori i zonës Lekbibaj Gjovalin Gjeloshaj thotë: “Është bërë një projekt që përfshin konstruksionin e plotë të shkollës dhe është dërguar te Ministria e Arsimit. Por ky problem është komunikuar në këtë ministri para 1 viti . Vonesat për të marrë fondet, lidhen me programin kohor që punon Ministria e Arsimit për investimet. Në janar të këtij viti presim të na vijë një përgjigje”. Kështu sqaron Administratori situatën në të cilën po kalon shkolla “Tinka Kurti”.

Më poshtë fotot flasin vetë për gjendjen e kësaj shkolle./Shekulli/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?