Gjirokastër, vidhnin banesa dhe lokale, arrestohen dy të rinjtë

Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për vjedhje banesash dhe lokalesh në Dropull dhe Gjirokastër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga përfunduan Florenc Mahmud, 23 vjeç, banues në Elbasan, Ilirjan Qafa, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtat burime theksuan se në datën 12 janar në fshatin Dervician të Dropullit, në picerinë në pronësi të shtetasit P.T., në bashkëpunim me njeri-tjetrin, këta shtetas kanë vjedhur një laptop, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu më datë 25 janar, ka bërë kallëzim shtetasi R.K., banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, sepse në datë 20, në lokalin “Bar Kafe” në pronësi të tij, në lagjen Kordhocë të Lazaratit i kanë vjedhur një televizor, të markës LG, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, vjedhje kjo e kryer nga Mahmudi.

Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy shtetasit e lartpërmendur.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?