Gjonaj zbulon denoncimet e qytetarëve,pezullon 3 zyrtarë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka pezulluar menjëherë nga detyra disa zyrtarë të ZRPP, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Ajo ka publikuar denoncimet e qytetarëve në ‘platformën bashkëqeverisëse’, duke marre masa të menjëhershme disiplinore për juristët, njëri prej të cilëve në Fier dhe dy në Tiranës.

Ministrja zbuloi në një dalje për mediat denoncimet e dy grave, njëra në Fier dhe tjetra në Tiranë, të cilave nuk ju është ofruar shërbimi i duhur, ndonëse kanë aplikuar dhe shlyer të gjitha detyrimet pranë ZRPP. Për këtë arsye, ministrja tha se ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm nga detyra të juristit në Fier dhe të dy specialistëve në Tiranë.

“Rasti i parë i referohet një qytetareje nga Fieri, që ka paraqitur ankesën e saj, ajo i ka shlyer detyrimet për vlerësim të pronës së saj, por nuk i është dhënë përgjigje. Në këtë mënyrë përjashtohet juristi Myrto nga zyra rajonale Fier,” tha ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Etilda Gjonaj gjithashtu tregoi rastin e aplikimit të një tjetër zonje në shtator të këtij viti, dhe deri në nëntor dokumentat kishin ngelur aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një qytetare nga Tirana që ka paraqitur ankesë te Shqipëria që duam, ka aplikuar te zyra rajonale Tiranë dhe dokumentet kishin ngelur për fime pranë drejtorive perkatese. Jane marë masa për regjistirmin e kontratës së shitblerjes.
Duke i kërkuar ndjesë për vonesat e pajustifikueshme qytetares, kam kerkuar përjashtim të dy specialistëve Salku dhe Ismaili,” tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?