Gjykata e Apelit i jep të drejtë grupit të Alibeajt, rrëzon Berishën

Gjykata e Apelit vendosi kundër Berishës. E ktheu çështjen në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim, çka do të thotë se nuk njeh Berishën si kryetar të PD. Pra sipas këtij vendimi të Apelit vula i mbetet prapë grupit të Enkelejd Alibeaj.

Avokati i grupit të Alibeajt tha se nesër ose të hënën do të regjistrohet në KQZ vetëm PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeajt.

Ndërkohë Oerd Bylykbashi në emër të PD së Berishës tha para selisë së gjykatës së Apelit se ky është vendim i zi dhe ky u mor nga presioni i kryeministrit Rama.

“Nuk ka asnjë ekuivok. Vendim i marrë në presion të Ramës, presion që ishte dhe sot në sallë. Është vendim për përjashtim të opozitës nga zgjedhjet, është vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri sot ka vendosur jurisprudenca duke pranuar ankimin e një pale që nuk përbën as minorancë në PD. Ky është vendim i zi”, tha Bylykbashi.

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, në fjalën e tij për mediat pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e PD, ka deklaruar se Apeli vendosi rikthimin në Gjykatën e Shkallës së Parë të çështjes me një trupë tjetër gjykuese.

Sefa, në fjalën e tij për gazetarët pas vendimit të marrë nga Apeli për vulën e PD, tha se ditën e hënë do të regjistrohen në KQZ dhe se PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj.

“Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë me një tjetër trup gjykues. Ankimi i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, u pranua, do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj me kryetar Enkelejd Alibeaj, do regjistrohemi ditën e hënë në KQZ”-tha Sefa.

https://kohajone.com/berisha-vendimi-i-apelit-u-pergatit-ne-zyren-e-rames-demokratet-do-mbrojne-pluralizmin/

 

https://kohajone.com/enkelejd-alibeaj-shkrese-policise-me-lironi-zyrat-e-pd-nga-berisha/

https://kohajone.com/zbardhet-vendimi-i-plote-nga-gjykata-e-apelit-per-vulen-e-pd-se-3-me-0-kunder-berishes/

SHKARKO APP