Gjykata e Krujës lë në burg anëtarët e bandës së Niklës. Dy prej tyre ende në kërkim

Disa anëtarë të grupit kriminal të Niklës janë lënë në burg nga Gjykata e Krujës. Ata akuzohen për disa vepra penale.

Më i fundit ishte atentati me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjes në 19 Shtator të këtij viti.

Nga atentati mbeti i plagosur objektivi “Bejtja”. Sipas Prokurorisë banda e Niklës është e përfshirë edhe në trafikun e drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oltion Caca i shpallur në kërkim dhe Edison Pula që u arratis nga komisariati i Krujës të mërkurën dyshohet se në bashkëpunim me anëtare të tjerë të grupit planifikuan dhe realizuan vjedhjen e një furgoni të ngarkuar me drogë. Po ashtu Prokuroria ka mbledhur prova që implikojnë  anëtaret e grupit edhe në një transport droge në Malësi të Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?