Gjykata ka marrë vendim në mungesë për Kelmend Balilin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për trafikantin e drogës të kërkuar nga Greqia, Kelmend Balili.

News24 disponon vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që ka ndërmarrë më 9 dhjetor 2016.

Sipas Gjykatës, Kelmend Balili akuzohet për trafik droge në bashkëpunim, krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale. Kelmend Balili është në kërkim prej disa ditësh nga policia, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda nxorri urdhër-arrestin. Balili kërkohet për llogari të autoriteteve greke, si drejtues i një prej organizatave më të mëdha të drogës në Evropë. Greqia ka dërguar në Shqipëri dosjen me 10 mijë faqe ndaj “Eskobarit të Ballkanit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizata e Balilit u shkatërrua në Greqi 7 muaj më parë gjatë një hetimi të DEA-s amerikane dhe policisë greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?