Gjykata rrëzon dëshmitë anonime belge për Frrokun

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës refuzoi të marrë si provë dy dëshmi anonime të ardhura nga Belgjika, të paraqitura nga Prokuroria në procesin gjyqësor në ngarkim të ish deputetit Mark Frroku.

Dy rrëfime dëshmitarësh të paidentifikuar për shkaqe sigurie të hetimit, të cilët e përfshijnë ish-deputetin në vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në shtetin belg, për të cilën ai akuzohet.

Në seancën e djeshme në ngarkim të këtij procesi, gjykata u shpreh në lidhje me provat shkresore të Prokurorisë, duke i pranuar pjesërisht ato, shkruan “Panorama”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Klorinda Çela, pranoi një sërë aktesh të ardhura nga Belgjika, kryesisht procesverbale të këqyrjes së vendit të ngjarjes, apo sekuestrim të provave materiale në vendngjarje, por refuzoi administrimin e dy dëshmive anonime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Prokuroria ka deklaruar se provat duhet të merren në konsideratë dhe të vlerësohen nga ana e Gjykatës, pasi janë marrë ligjërisht nga autoritetet gjyqësore belge.

Provat në fjalë janë sjellë në Shqipëri mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës, për t’u paraqitur në gjyqin ndaj Frrokut.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor, i pandehuri Mark Frroku ka kundërshtuar me forcë akuzat e ngritura ndaj tij. Herë pas here, ai ka sulmuar Prokurorinë, duke përmendur se po mbahet në paraburgim me dëshmi personash anonimë.

“Qëndroj në paraburgim për fjalë kafenesh, thashetheme dhe dëshmitarësh anonime. Asnjë provë nuk më lidh mua me vrasjen e as me shkakun e vrasjes. Jam kryefamiljar dhe kam tre fëmijë të mitur. Nuk jam i rrezikshëm. Nëse do të isha i tillë, para një viti nuk do të prisja të vinte policia të më gjente në shtëpi”, tha i pandehuri Frroku, në një nga seancat. Në lidhje me akuzat e tjera, Frroku ka pretenduar se çdo pasuri e tij është deklaruar dhe e dokumentuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?