Gjyqi i grekut vrasës, vjen avokati grek
Gjyqi ndaj të arrestuarve për vrasjen e Devi Kasmit është shtyrë për ditën e enjte, pasi nuk ishin lajmëruar të arrestuarit.
Avokati grek i Eftimius Eftimiu, Sakis Kehajoglou tha se shpreson që procesi të zhvillohet mbi prova dhe fakte dhe jo mbi spekulime.
Në gjykatën e Apelit ishte parashikuar që sot të zhvillohej seanca për masën e arrestit, e cila është apeluar nga të arrestuarit.
Devi Kasmi mbeti i vrarë më 29 janar të këtij viti, dhe për këtë u arrestua dhe grupi kriminal, ku greku Eftimiu dyshohet se ka qenë ekzekutori. Edhe më herët, ai tha se greku ishte dënuar në Greqi më herët si përdorues droge.

