Përplasje jashtë Kuvendit, aktivistja ndalon dhe filmon deputeten Zaka: Sqarohu për postimet ndaj meje
Një përballje mes aktivistes Arvina Lleshi dhe deputetes së PS-së, Kiduina Zaka është regjistruar pranë Kryesisë së Kuvendit. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Lleshi ka bërë publike përballjen me deputeten, së cilës i ka kërkuar sqarime lidhur me disa postime të bëra më herët në rrjetet sociale, ku përmendet aktivistja dhe protesta. Gjatë përballjes, protestuesja i kërkon deputetes të japë llogari për qëndrimet dhe deklaratat e saj publike në lidhje me të dhe protestën.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4763

