Gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon të hetohet në liri

Shkëlqim Miri, gjyqtari i Gjykatës së Apelit i arrestuar për akuzën e korrupsionit kërkon të hetohet në gjëndje të lirë.

Ai aktualisht ndodhet në masën e paraburgimit “arrest me burg” , ndërsa mësohet se ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që dha këtë masë paraburgimi. Kërkesa do të merret në shqyrtim nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda.

Më 17 nëntor KLD pezulloi nga detyra gjyqtarin i cili akuzohet se kundrejt të ardhurave financiare ka ndihmuar në lirimin e Gentian Dodes, i dënuar për vrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë prokuroria ka nisur hetim pasuror ndaj gjyqtarit. Pasi në banesën e gjyqtarit u gjetën rreth 300 milionë lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?