Goditet grupi kriminal në Francë, në pranga “mbreti” shqiptar i kokainës!

Pesë persona, mes tyre edhe mbreti shqiptar i drogës, janë nën hetim në Francë, të përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës nga Belgjika dhe Holanda, sipas një deklarate nga prokurori publik i Annecy.

Rrjeti operonte në Savoie dhe Haute-Savoie, ndërsa nuk përmendet emri i shqiptarit që drejtonte grupin, sipas medias së huaj.

“Ky rrjet i trafikut të drogës, kryesohej nga shtetas shqiptarë”, shpjegoi prokurorja Line Bonnet në një deklaratë për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë sekuestruar 3 kilogramë heroinë, 1 kg kokainë me një vlerë totale prej 500 mijë eurosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet konfiskuan gjithashtu rreth 400,000 euro, automjete luksoze dhe llogari bankare me vlerë totale prej mbi 1 milion euro.

Furnizuesi, një shtetas shqiptar me bazë në Lion, e merrte drogën nga Belgjika dhe Holanda dhe ua shpërndante shitësve në Savoie dhe Haute-Savoie, veçanërisht në Annecy.

Hetimi gjyqësor filloi në janar të vitit 2023, kur hetimi iu besua njësisë së zbatimit të drogës të Policisë Kriminale Ndërinstitucionale Haute-Savoie. Pesë të dyshuarit janë caktuar në paraburgim të përkohshëm.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?