Goditi punonjësin e policisë bashkiake, pranga 55-vjeçarit
Policia e Fierit ka arrestuar një 55-vjeçar pasi akuzohet se ka goditur punonjësin e policisë bashkiake në Patos.
Në pranga u vu Kujtim Murati, 55 vjeç, banues në Patos.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Naftëtari“, Patos, në ambientet e Bashkisë, ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Patos, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Stacionit të Policisë Patos duke i kundërshtuar ata”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.
/Oranews

