Grabit taksistin dhe i pret fytin, Autori: Makinën e shita për 27 mijë lekë
Familjarët e Idriz Karriqit e denoncuan në komisariatin e Kavajës, zhdukjen e tij dhe vetëm mbrëmjen e djeshme, në orët e vona policia ka zbuluar skemën tragjike. Policia ka gjetur të vdekur taksistin Idriz Karriqi, për të cilin, uniformat blu raprotojnë se e gjetën me fyt të prerë. Trupi i pajetë i Karriqit është gjetur në fshatin Rrethgreth. 65-vjeçarit i janë vjedhur lekët dhe automjeti.
Sakaq, është prangosur Musa Saraçi. Në dëshminë e tij të parë para policisë, 24-vjeçari ka pranuar krimin dhe ka thënë se e ka kryer gjithçka vetëm për t’i marrë makinën taksistit për ta shitur dhe për të fituar para.
Duke pranuar që objektiv i tij ishte makina, autori ka deklaruar se e ka vrarë taksistin nga frika se ky i fundit mund ta denonconte dhe makinen e ka shitur tek një varrezë makinash për 27 mijë lekë.
Deklarata e plotë e Policisë
Rreth orës 9.00 të datës 14.12.2016, shtetasi Idriz Hysen Kariqi, lindur më 10.04.1951, Kavajë në vendin e quajtur sheshi para Spitalit Kavajë është prenotuar si taksi nga një person i paidentifikuar dhe pas këtij momenti ka humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit.
Në bazë të kallëzimit të familjarëve është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Idriz Kariqi dhe e mjetit të tij dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë së Kavajës.
Më datë 15.12. 2016 ora 22.00 në fshatin Greth të Njësisë administrative Kryevidh në anë të rrugës në disa shkurre është gjendur i vrarë me thikë shtetasi Idriz Kariqi.
Nga puna hetimore është identifikuar autori i kësaj ngjarje i cili është shtetasi Musa Saraçi 24 vjeç me banim në Gosë, Rrogozhinë. Po ashtu është gjendur dhe mjeti i viktimës, BENZ 250, targa KJ 6844 A, portabagazh i bardhë.

